Thursday, February 11, 2016

Si të vendos shkronjën "ë" kur përdor kompjuterin për të shkruar?

Vendosja e shkronjës "ë" dhe jo shkronjës "e" në vend të saj është e rëndësishme për shqiptimin korrekt të gjuhës shqipe. Fatkeqësisht vendet ku është përdorur për herë të parë kompjuteri nuk e kanë pasur të nevojshme vendosjen e kësaj shkronje në tastierë. Vonë, disa vende më të mëdha se tonat që përdorin shkronjën "ë" filluan të përshtatin tastierën në mënyrë që të shpëtonin gjuhën e tyre.

Nëse tastiera jote e ka shkronjën "ë" vazhdimi i këtij shkrimi është i kotë për ty.

Nëse je duke përdorur një tastierë me shpërndarje shkronjash franceze (keyboard layout) atëherë do të mjaftoj një kombinim i këtyre butonave të tastierës për të nxjerr shkronjën "ë". Praktikisht:
  1. Shtyp butonin shift por mos e lësho;
  2. Me butonin shift të shtypur, shtyp në të njëjtën kohë butonin që gjendet në të djathtë të shkronjës "p".
  3. Në këtë pikë do të kenë dalë dy pikat ¨ dhe ke dy mundësi:
    1. Nëse do shkronjën e madhe "Ë" lësho butonin në të djathtë të shkronjës "p" por mbaj shtypur shift dhe shtyp shkronjën "E" dhe procedura mbaron këtu. 
    2. Në rast se e do shkronjë të vogël "ë" atëherë duhet të lëshosh si butonin në të djathtë të shkronjës "p" si butonin "shift". Pasi ti kesh lëshuar shtyp shkronjën "e" dhe u bë. 


E mira e tastierës franceze është që mund të vendosësh shkronjën "ë" në ç'do program ku duhet të shkruash si për shembull kur do të shkruash në e-mail ose në facebook.

Por, nëse nuk ke tastierën franceze ka një mënyrë me anë të të cilës mund të shkruash duke përdorur shkronjën "ë". Këtë mënyrë e kam provuar që punon ne sistemin operativi Windows XP dhe 7.

Këtë herë do të të duhet të përdorësh një software i quajtur Lexibar. Kliko këtu për ta shkarkuar dhe instaloje në kompjuterin tënd. Ke mundësi të zgjedhësh dhe të shkarkosh një program të veçantë për shkronja të veçanta për gjuhë të ndryshme por për shkronjën "ë" mjafton të shkarkosh atë të gjuhës franceze. Në ndryshim nga metoda e parë këtë herë do të të duhet të klikosh sipër shkronjës "ë" sa herë do të të duhet dhe kjo mund të jetë pak e bezdisshme.


Metoda e fundit që do propozoj është e përdorshme vetëm në programin Microsoft Word. Këtë herë do të të duhet të përdorësh një kombinim butonash dhe numrash sa herë do të të duhet gërma "ë". Edhe kjo mënyrë mund të jetë pak e bezdisshme por kur nuk ke zgjedhje të tjera është e vetmja mënyrë.

Sa herë do të të duhet gërma e madhe "Ë" duhet të shtypësh në të mbash shtypur butonin Alt ndërkohë që shtyp me radhë këto numra: 0203 (Alt dhe 0203)

Sa herë do të të duhet gërma e vogël "ë" atëherë duhet të shtypësh Alt dhe 0235.

Uroj të të kem ndihmuar me këtë udhëzues.

Sunday, February 7, 2016

Si të ç'aktivizosh shpëtuesin e ekranit (screen saver) të një kindle 4

Siç e di kindle (që në shqiptohet kindëll) është një lexues librash elektronik (e-book reader) dhe ka mbas gjigantin Amazon. Edhe ky ka të implementuar një shpëtues ekrani i cili aktivizohet pas një farë kohe jo aktiviteti.


Përveç faktit që në disa modele, sidomos në modelet që kanë një ekran me e-ink dhe si i tillë nuk konsumon energji apo nuk rrezikon të dëmtoj pikselat sepse nuk ka, kjo duket e kotë mund edhe të jetë e bezdisshme për kë lexon. Për shembull ti mund ta përdorësh kindle tënd për të lexuar mbi një libër dhe për këtë mund të të duhet ta mbash ekranin tënd aktiv për një kohë të gjatë.

Në ndryshim nga dispositivët e tjerë, disa modele të kindle nuk të japin mundësinë ta çaktivizosh shpëtuesin e ekranit apo të zgjasësh kohën që i duhet për tu aktivizuar prandaj mu desh të gjeja një mënyrë "të re" për ta çaktivizuar këtë.

Para se të vazhdosh më tej duhet të të them se mënyra që kam gjetur e kam provuar në kindle-in tim 4 dhe personi nga i cili kam marrë metodën e ka bërë në një kindle 3, nuk mund të them a punon dhe ç'far efektesh mund të ketë në modele të tjera.

Gjëja e dytë që duhet të dish para se të vazhdosh më tej është që kjo metodë e heq përfundimisht mundësinë që të vendosësh në screensaver kindle-in. Nëse vendos që ta përdorësh metodën duhet që ta fikësh totalisht kindle-in nëse do që të mos shikosh më materialin që ke në të.

Gjëja e tretë që do të them është që nuk mbaj përgjegjësi për dëme të mundshme në dispozitivin tënd prandaj vlerësoje vetë a ja vlen ta përdorësh apo jo këtë metodë. Duhet të jesh pak i zhdërvjelltë me informatikën për të filluar të përdorësh teknika të tilla sepse mund edhe të dëmtojnë dispozitivin.

Ja metoda:

  1. Shtyp butonin home të kindel-it tënd;
  2. Hap tastierën dhe shkruaj me radhë këto fjali duke pasur kujdes që të mos harrosh asnjë shkronjë apo shenjë pikësimi:
;debugOn dhe shtyp enter;
~disableScreensaver dhe shtyp enter;
;debougOff dhe shtyp enter.



Shpëtuesi i ekranit tënd duhet të jetë i çaktivizuar.

Ki parasysh se kur bën veprimet në kindle nuk shfaqet asgjë që të të lejoj të kuptosh a po punon apo jo. Mënyra e vetme për të kuptuar nëse metoda ka punuar është të presësh disa minuta dhe të shikosh nëse shpëtuesi i ekranit aktivizohet apo jo.

Nëse shpëtuesi i ekranit vazhdon të aktivizohet provoje përsëri procedurën duke bërë kujdes që të mos ngatërrosh asnjë shkronjë dhe shenjë pikësimi.

Nëse je i sigurt që e ke bërë saktë procedurën dhe prapë screensaver aktivizohet atëherë kjo metodë nuk punon në modelin tënd të kindle.


Lexim të mbarë.