Sunday, February 7, 2016

Si të ç'aktivizosh shpëtuesin e ekranit (screen saver) të një kindle 4

Siç e di kindle (që në shqiptohet kindëll) është një lexues librash elektronik (e-book reader) dhe ka mbas gjigantin Amazon. Edhe ky ka të implementuar një shpëtues ekrani i cili aktivizohet pas një farë kohe jo aktiviteti.


Përveç faktit që në disa modele, sidomos në modelet që kanë një ekran me e-ink dhe si i tillë nuk konsumon energji apo nuk rrezikon të dëmtoj pikselat sepse nuk ka, kjo duket e kotë mund edhe të jetë e bezdisshme për kë lexon. Për shembull ti mund ta përdorësh kindle tënd për të lexuar mbi një libër dhe për këtë mund të të duhet ta mbash ekranin tënd aktiv për një kohë të gjatë.

Në ndryshim nga dispositivët e tjerë, disa modele të kindle nuk të japin mundësinë ta çaktivizosh shpëtuesin e ekranit apo të zgjasësh kohën që i duhet për tu aktivizuar prandaj mu desh të gjeja një mënyrë "të re" për ta çaktivizuar këtë.

Para se të vazhdosh më tej duhet të të them se mënyra që kam gjetur e kam provuar në kindle-in tim 4 dhe personi nga i cili kam marrë metodën e ka bërë në një kindle 3, nuk mund të them a punon dhe ç'far efektesh mund të ketë në modele të tjera.

Gjëja e dytë që duhet të dish para se të vazhdosh më tej është që kjo metodë e heq përfundimisht mundësinë që të vendosësh në screensaver kindle-in. Nëse vendos që ta përdorësh metodën duhet që ta fikësh totalisht kindle-in nëse do që të mos shikosh më materialin që ke në të.

Gjëja e tretë që do të them është që nuk mbaj përgjegjësi për dëme të mundshme në dispozitivin tënd prandaj vlerësoje vetë a ja vlen ta përdorësh apo jo këtë metodë. Duhet të jesh pak i zhdërvjelltë me informatikën për të filluar të përdorësh teknika të tilla sepse mund edhe të dëmtojnë dispozitivin.

Ja metoda:

  1. Shtyp butonin home të kindel-it tënd;
  2. Hap tastierën dhe shkruaj me radhë këto fjali duke pasur kujdes që të mos harrosh asnjë shkronjë apo shenjë pikësimi:
;debugOn dhe shtyp enter;
~disableScreensaver dhe shtyp enter;
;debougOff dhe shtyp enter.



Shpëtuesi i ekranit tënd duhet të jetë i çaktivizuar.

Ki parasysh se kur bën veprimet në kindle nuk shfaqet asgjë që të të lejoj të kuptosh a po punon apo jo. Mënyra e vetme për të kuptuar nëse metoda ka punuar është të presësh disa minuta dhe të shikosh nëse shpëtuesi i ekranit aktivizohet apo jo.

Nëse shpëtuesi i ekranit vazhdon të aktivizohet provoje përsëri procedurën duke bërë kujdes që të mos ngatërrosh asnjë shkronjë dhe shenjë pikësimi.

Nëse je i sigurt që e ke bërë saktë procedurën dhe prapë screensaver aktivizohet atëherë kjo metodë nuk punon në modelin tënd të kindle.


Lexim të mbarë. 

No comments:

Post a Comment