Nëse tastiera jote e ka shkronjën "ë" vazhdimi i këtij shkrimi është i kotë për ty.
Nëse je duke përdorur një tastierë me shpërndarje shkronjash franceze (keyboard layout) atëherë do të mjaftoj një kombinim i këtyre butonave të tastierës për të nxjerr shkronjën "ë". Praktikisht:
- Shtyp butonin shift por mos e lësho;
- Me butonin shift të shtypur, shtyp në të njëjtën kohë butonin që gjendet në të djathtë të shkronjës "p".
- Në këtë pikë do të kenë dalë dy pikat ¨ dhe ke dy mundësi:
- Nëse do shkronjën e madhe "Ë" lësho butonin në të djathtë të shkronjës "p" por mbaj shtypur shift dhe shtyp shkronjën "E" dhe procedura mbaron këtu.
- Në rast se e do shkronjë të vogël "ë" atëherë duhet të lëshosh si butonin në të djathtë të shkronjës "p" si butonin "shift". Pasi ti kesh lëshuar shtyp shkronjën "e" dhe u bë.
E mira e tastierës franceze është që mund të vendosësh shkronjën "ë" në ç'do program ku duhet të shkruash si për shembull kur do të shkruash në e-mail ose në facebook.
Por, nëse nuk ke tastierën franceze ka një mënyrë me anë të të cilës mund të shkruash duke përdorur shkronjën "ë". Këtë mënyrë e kam provuar që punon ne sistemin operativi Windows XP dhe 7.
Këtë herë do të të duhet të përdorësh një software i quajtur Lexibar. Kliko këtu për ta shkarkuar dhe instaloje në kompjuterin tënd. Ke mundësi të zgjedhësh dhe të shkarkosh një program të veçantë për shkronja të veçanta për gjuhë të ndryshme por për shkronjën "ë" mjafton të shkarkosh atë të gjuhës franceze. Në ndryshim nga metoda e parë këtë herë do të të duhet të klikosh sipër shkronjës "ë" sa herë do të të duhet dhe kjo mund të jetë pak e bezdisshme.
Metoda e fundit që do propozoj është e përdorshme vetëm në programin Microsoft Word. Këtë herë do të të duhet të përdorësh një kombinim butonash dhe numrash sa herë do të të duhet gërma "ë". Edhe kjo mënyrë mund të jetë pak e bezdisshme por kur nuk ke zgjedhje të tjera është e vetmja mënyrë.
Sa herë do të të duhet gërma e madhe "Ë" duhet të shtypësh në të mbash shtypur butonin Alt ndërkohë që shtyp me radhë këto numra: 0203 (Alt dhe 0203)
Sa herë do të të duhet gërma e vogël "ë" atëherë duhet të shtypësh Alt dhe 0235.
Uroj të të kem ndihmuar me këtë udhëzues.